Ballina Flash

”Osiris-Rex” shkruan një faqe të re në hapësirë

UASHINGTON, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Katër vjet pas lëshimit të saj, sonda amerikane ”Osiris-Rex” arriti mbrëmë të prekë asteroidin Bennu në një përpjekje për të mbledhur disa dhjetëra gramë grimca, një operacion me precizion të lartë, 330 milion kilometra nga Toka.

“Gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur”, njoftoi disa minuta pas kontaktit Dante Lauretta, shefi i misionit.

“Një faqe e historisë është shkruar sonte”, komentoi ai.

Me ”Osiris-Rex”, NASA synon të mbledhë të paktën 60 gramë grimca me shpresën për të zbuluar përbërësit origjinalë të Sistemit Diellor./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeshkaqenët në detet Adriatik dhe Jon, nuk janë objekt gjuetie
Artikulli tjetërMbështetja ndaj Bujqësisë/ Teliti: 98% e fermerëve nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti