Ballina Flash

Anulohet për shkak të COVID-19 panairi i automjeteve 2021

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-AA/- Një ndër panairet më të rëndësishme të botës për automjete, Panairi i Automjeteve në Bruksel, nuk do të organizohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Në deklaratën me shkrim nga organizatorët e panairit theksohet se panairi që planifikohej të zhvillohet mes 15-24 janar 2021 është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Më tej në deklaratë thuhet se sektori i automjeteve tashmë është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe se pjesëmarrësit kanë nevojë për kohë për t’u shpëtuar nga ndikimet e pandemisë.

Në panairin që zhvillohej në një sipërfaqe prej 45 000 metrash katrorë në Expo Qendrën në Bruksel, ekspozoheshin qindra modele të ndryshme makinash, SUV, kamionë, automjete të lehta komerciale dhe motoçikleta, si dhe automjete konceptuale.

Në vitet e fundit panairin e vizitonin mesatarisht 500-600 mijë vizitorë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ata e zhytën Shqipërinë në borxhe”/ Rama publikon shifrat: Ne ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet
Artikulli tjetërRealizohet printimi në 5D