TIRANE, 13 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i vranët gjatë gjithë ditës, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formë shtrëngatash dhe hera-herës të lartë në formë stuhish dhe rrebeshësh shoqëruar me breshër kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Dëborë e dobët në majat e alpeve dhe verilindje. Prej mesditës parashikohen reshje me intensitet të ulët.
Mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim 3-10 m/sek hera herës e vrullshme dhe intensive në bregdet, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore deri ne 18 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 5 ballë me lartësi vale deri në 3.2 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/15 | Re shi/stuhi |
| Kukës | 7/13 | Re shi/stuhi |
| Lezhë | 10/13 | Re shi/stuhi |
| Dibër | 5/11 | Re shi/stuhi |
| Durrës | 11/19 | Re shi/stuhi |
| Tiranë | 13/18 | Re shi/stuhi |
| Elbasan | 11/17 | Re shi/stuhi |
| Berat | 9/18 | Re shi/stuhi |
| Vlorë | 12/19 | Re shi/stuhi |
| Korçë | 4/13 | Re shi/stuhi |
| Gjirokastër | 5/17 | Re shi/stuhi |
| Sarandë | 10/19 | Re shi/stuhi |
/e.m//a.a/












