Ballina Flash

HAPËSIRË – Zbulohen planetët e parë të banueshëm

BERLIN,12 tetor /ATSH-DPA/ – Jashtë Sistemit Diellor ekziston një grup i vogël planetësh super të banueshëm, domethënë kanë karakteristika të favorshme për një jetë më superiore se ajo e Tokës.

”Janë rreth 20 prej tyre dhe janë mbi 100 vite dritë larg”, sipas  studiuesve të Universitetit të Uashingtonit dhe Universitetit të Berlinit.

Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre, domethënë në një distancë të tillë nga dielli i tyre sa uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët.

Të gjithë janë më ”të moshuar”, pak më të mëdhenj, më të ngrohtë dhe më të lagësht se Toka.

Studiuesit, të koordinuar nga Dirk Schulze-Makuch, i Universitetit të Berlinit, i identifikuan ata pasi analizuan 4 500 planetë të njohur deri më tani jashtë Sistemit Diellor.

Në studim ata u përqëndruan në planetet që rrotullohen rreth të ashtuquajturve ”yjet xhuxha”, yje pak më të ftohtë, më pak masivë dhe më pak të ndritshëm se Dielli, por që kanë avantazhin të jetojnë më gjatë se Dielli ynë, deri në 70 miliardë vjet./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRehabilitohet tarraca e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës
Artikulli tjetërVetëm në këtë mënyrë mund të miqësoheni me… macet!