Ballina Bota

BRUKSEL – KE siguron doza shtesë të Remdesivirit

BRUKSEL, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian njoftoi sot se ka siguruar furnizime shtesë të ilaçit antiviral Remdesivir, i miratuar për të trajtuar COVID-19, për deri në 500 000 pacientë.

“Dozat do të blihen përmes një kontrate të përbashkët për 27 vendet e BE-së, plus Norvegjinë, Islandën, Britaninë e Madhe, së bashku me gjashtë vende të tjera që janë kandidate ose kandidate të mundshme për pranimin në Bllok”, tha KE.

Vendet tani mund të bëjnë porositë e tyre për të marrë ilaçin.

Remdesivir është ilaçi i parë që ka marrë miratimin e BE-së për të trajtuar raste të rënda të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Parlamenti Europian ndërpret negociatat për buxhetin e BE-së 
Artikulli tjetërFOTO/ Rama: Tirana, kryeqyteti me sheshin si zemër të hapur