TIRANË, 4 tetor /ATSH – I. Vata/- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se regjistrimet për programin bachelor, raundi i dytë, vazhdojnë deri më datë 9 tetor.
“Eja dhe ti, bëhu pjesë e FA dhe përfito nga privilegjet që i gjen vetëm duke u bërë pjesë tek Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit. Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi. Tarifë studimi 0 lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, tha ajo.
Maturantët që nuk kanë fituar në raundin I dhe II, mund të aplikojnë sërish në raundin e III në datat 12 – 14 tetor përmes portalit ualbania.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












