Ballina Flash

FUTBOLL- Aston Villa huazon Ross Barkley

LONDËR, 2 tetor /ATSH-AA/ – Skuadra e Premier Ligës angleze, Aston Villa nënshkroi me futbollistin Ross Barkley në një huazim sezonal nga Chelsea.

Pasi u bashkua me “të kaltërtit” nga Everton në vitin 2018, mesfushori 26-vjeçar shënoi 11 gola në 86 ndeshje në të gjitha garat për klubin anglez.

Ai gjithashtu përfaqësoi kombëtaren e Anglisë në 33 ndeshje.

Trajneri i Aston Villas, Dean Smith tha se “marrja e një lojtari me cilësi si Ross është vërtetë një befasi për klubin tonë, dhe unë jam i sigurt se ai do të shkëlqejë këtu dhe do të përmirësojë ekipin tonë”.

Ai mund të bëjë debutimin e tij në Aston Villa kundër Liverpoolit.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufij”/ Mbledhja e përbashkët vjetore e qeverive Shqipëri-Kosovë
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë pa kufij në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë