Ballina Bota

SOFJE – Bullgaria i bashkohet Unionit Europian Bankar

SOFJE, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Bullgaria, e cila po përgatitet për të hyrë në zonën e euros, iu bashkua zyrtarisht sot Unionit Europian të Bankave, njoftoi Banka Qendrore Bullgare (BNB).

“Ky anëtarësim do të lejojë Bankën Qendrore Europiane (BQE) të kryejë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë mbi pesë bankat më të mëdha të vendit”, tha kreu i mbikëqyrjes i BNB, Radoslav Milenkov.

“Pjesëmarrja e Bullgarisë në Unionin Bankar do të zvogëlojë shumë rrezikun e falimentimit dhe rreziqe të tjera të mundshme për sistemin bankar bullgar, në rast të paaftësisë paguese të bankave”, komentoi Kalin Hristov, zëvendësguvernatori i BNB.

Unioni Bankar, i krijuar në vitin 2012, pas krizës financiare, është një sistem për monitorimin e bankave dhe zgjidhjen e dështimeve të tyre, i aplikuar në nivelin e BE-së dhe subjekt i rregullave uniforme në kontinent.

Objektivi i tij është të garantojë sigurinë dhe besueshmërinë e sektorit në BE./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rreth 3700 praktika dhe 800 të rinj të punësuar që nga 2015-a
Artikulli tjetërDita botërore e të Moshuarve/ Ekipet e shërbimit social të bashkisë Kukës, në shërbim të moshës së tretë