80 000 japonezë mbi 100… vjeç!

TOKIO, 15 shtator /ATSH-AA/ – Numri i personave të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.

Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

Të dhënat tashmë prej 50 vitesh kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë, me 88%, përbëjnë pjesën më të madhe.

Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.