UASHINGTON, 14 shtator /ATSH-AA/- Tenistja japoneze Naomi Osaka ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj kundërshtares bjelloruse Victoria Azarenka në finalen për femra në turneun e tenisit ”US Open”.
Osaka e cila në karrierën e saj ka nga një kampionat të fituar në ”Australian Open” dhe ”US Open” është fituesja e turneut duke fituar me setet 1-6, 6-3 dhe 6-3 kundër bjelloruses Azarenka e cila më parë ka arritur të fitojë dy herë kampionatin në ”Australian Open” ndërsa në ”US Open” ka luajtur 3 herë në finale.
Tenistja 22-vjeçare Osaka pas humbjes së setit të parë në ndeshjen e luajtur pothuajse me tribuna boshe për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) arriti të bëhet kampione duke fituar dy setet tjera.
Gjatë turneut, Osaka para ndeshjeve ka vendosur maska me emrat e shkruar të afroamerikanëve që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA ndërsa këtë herë ajo doli në fushë me një maskë me shkrimin “Tamir Rice”./ /os/





















