Ballina Flash

Hysaj, një hap pranë rinovimit me “Napolin”

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Mbrojtësi shqiptar i “Napolit”, Elseid Hysaj është pranë rinovimit me skuadrën italiane.

Megjithëse pritje një largim i tij nga skuadra napoletane, ka qenë trajneri Gennaro Gattuso ai që ka bindur Hysajn të rinovojë kontratën e tij me “Napolin”.

Sipas medieve italiane palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe firma në kontratën e re që zgjatet deri në vitin 2025 është vetëm çështje formale.

Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet financiare të rinovimit, pritet që mbrojtësi 26-vjeçar të ketë rritje në të ardhurat e tij.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Pompeo: SHBA tërheq ambasadorin e saj nga Kina
Artikulli tjetërMësim në kushtet e pandemisë/ Janaqi: Rreth 1070 shkolla vijojnë me një turn, bashkëpunimi i prindërve lehtëson procesin