TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe zëvendëskreu i Misionit të Ambasadës zviceriane në Shqipëri, Patrick Meier vizituan ambientet e Zyrës së Punës Elbasan.
Llatja ka thënë ndër të tjera se që prej fillimit të pilotimit të metodikës së re, në zonën e Elbasanit është arritur punësimi i 281 punëkërkuesve të papunë.
Po ashtu, sipas tij 187 bizneseve u janë ofruar shërbime të përmirësuara teksa 12 anëtarë të personelit të Zyrës së Punës Elbasan janë trajnuar për aplikimin e saj.
“Kjo metodikë, rregullon të gjithë ciklin e bashkëpunimit të zyrës së punësimit me biznesin, dhe do të jetë së shpejti e unifikuar për të gjithë zyrat e punësimit’’, informoi ndër të tjera kryetari i bashkisë së Elbasanit.
z.tosku/j.p//r.e/























