Ballina Flash

FORMULA 1 – Vettel do të garoje për ”Aston Martin”

BERLIN, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel është bashkuar me ekipin e ”Aston Martin” për 2021, deklaroi ekipi britanik.

“Kam ende shumë dashuri për Formula 1 dhe motivi im i vetëm është të garoj në krye të reshtit, dhe te jesh me Aston Martin do të jetë një privilegj i madh”, shtoi Vettel.

Gjermani Vettel, 33 vjeç, do të largohet nga ”Ferrari” në fund të sezonit duke dështuar të rinovojë kontratën e tij dhe do të zëvendësojë meksikanin Sergio Perez në ekipin e njohur aktualisht si ”Racing Point”.

Sezonin e ardhshëm Vettel do të jetë partner me kanadezin Lance Stroll, ekipin e të cilit e zotëron babai i tij miliarder, Lawrence. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Banorët e Kurbinit nënshkruajnë kontratat për lëvrimin e fondeve të riparimit të banesave
Artikulli tjetërAsambleja e PS-së/ Spiropali: Kavajën e përdorin si slogan, lanë pas një bastion të painvestuar