Ballina Aktualitet

Majlinda Angoni emërohet prefekte e qarkut Shkodër

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Majlinda Angoni është prefektja e re e qarkut Shkodër.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të radhës mori vendimin për emërimin e Angonit në detyrën e Prefektes së Shkodrës, me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Në prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra prefektin Çesk Millja. Vendimi sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u mor në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi, dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ngarkoi me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. /a.gjonaj//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Michel: Të përshpejtohet miratimi i sanksioneve ndaj Bjellorusisë
Artikulli tjetërSHBA – OKB: Pandemia e COVID-19 nuk e ka ndalur ndryshimin klimatik