Ballina Bota

GJERMANI – “Schaeffler” shkurton edhe 4 400 vende pune

NUREMBERG, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Furnizuesi industrial gjerman “Schaeffler” do të shkurtojë edhe 4 400 vende të tjera pune në Europë deri në fund të vitit 2022, në përgjigje të krizës në sektorin e automjeteve, njoftoi sot kompania.

“Pavarësisht nga një ringjallje e kërkesës në të tre njësitë dhe katër rajone gjatë muajve të fundit, pasiguria në lidhje me rrjedhën e ardhshme të pandemisë dhe përkeqësimi që rezulton në mjedisin e biznesit mbetet e lartë”, deklaroi ajo.

Ndikimi kryesor do të jetë në 12 vendet e prodhimit në Gjermani dhe dy fabrika europiane jashtë Gjermanisë.

Lajmi nga “Schaeffler” vjen një ditë pasi qeveria u takua me përfaqësuesit e sektorit të automjeteve për të diskutuar masat e ndihmës.

Në takim u ra dakord vetëm për krijimin e një grupi pune për sektorin dhe furnizuesit e tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni policor “Starova”, arrestohet një gjyqtare dhe 4 shtetas të tjerë për korrupsion
Artikulli tjetërSiguria ushqimore/ AKU kryen 387 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin