Ballina Flash

SOFT NEWS – Amazon ndalon shitjen e bimëve… ”të huaja”!

KALIFORNI, 8 shtator /ATSH-AA/ – Kompania lidere në shitjet online, Amazon, ka ndaluar shitjen e farërave dhe bimëve të huaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi mijëra pako të dyshimta, shumë prej tyre nga Kina, mbërritën në shtëpitë e gjithë botë gjatë periudhës së verës, raportoi gazeta amerikane ”Wall Street Journal”.

Vendimi i Amazon mbi farërat e mistershme ndjek frikën e shprehur nga autoritetet amerikane, të frikësuar nga lehtësia e shitjes së farërave në faqet e internetit.

Po ashtu, autoritetet i paraprijnë një frike të mundshme të blerësve dhe ndikimit të këtyre farërave në bujqësinë amerikane.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxitja e punësimit për të sapodiplomuarit/ Subvencionim me 50% të pagës minimale për 6 muaj
Artikulli tjetërRruga e Lumit të Vlorës nxit turizmin e bujqësinë/ Braçe: Veprat po thyejnë gënjeshtrat 30-vjeçare kudo