BARCELONË, 8 shtator /ATSH-AA/ – Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi iu rikthye stërvitjes me skuadrën e Barcelonës, pasi vendosi të qëndrojë në klub edhe një sezon.
Klubi i Barcelonës publikoi një video në Twitter me titullin “Leo Messi fillon stërvitjet parasezonale”.
Messi të premten njoftoi se kishte zgjedhur të qëndronte në Barcelonë për këtë sezon pas një mosmarrëveshjeje me kontratën me palën spanjolle.
Më 25 gusht, lojtari 33-vjeçar vendosi të largohej nga ekipi në një transferim falas dhe mungoi në seancat stërvitore të javës së kaluar.
Ai rinovoi marrëveshjen e tij me Barcelonën në vitin 2017 dhe marrëveshja e tij është parashikuar të përfundojë më 30 qershor 2021. /os/












