FOKUS – AI dënon taktikat e paligjshme kundër migrantëve

LA VALETA, 8 shtator /ATSH-AFP/ – OJQ-ja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut  “Amnesty International” dënoi sot qeverinë malteze duke e akuzuar për taktika të paligjshme në Mesdhe për të penguar mbërritjen e migrantëve që ndërmarrin kalime të rrezikshme që nga Afrika e Veriut. 

“Qeveria malteze ka përdorur masa të rrezikshme dhe të paligjshme për t’i bërë ballë mbërritjes së refugjatëve dhe migrantëve në det”, theksoi “Amnesty” në një raport të titulluar “Valët e mosndëshkimit: Shkeljet nga Malta të të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve në Mesdheun Qendror”.

“Këto taktika përfshijnë organizimin e kthimeve të paligjshme të Libisë, rrëmbimin e anijeve drejt Italisë në vend të shpëtimit të njerëzve në fatkeqësi dhe ndalimin e paligjshëm të qindra njerëzve në tragete të pajisura keq në brigjet e ujërave malteze”, theksoi Amnesty.

“Nënshkrimi i një marrëveshje midis La Valetas dhe Tripolit në fund të majit për të parandaluar njerëzit që të arrijnë Maltën i ka ekspozuar ata më tej ndaj trajtimit brutal pas kthimit të tyre në kampet libiane të refugjatëve”, shton Amnesty në këtë raport.

“Disa nga masat e marra nga autoritetet malteze mund të kenë provokuar akte kriminale, duke rezultuar në vdekje të parandalueshme, paraburgim të zgjatur arbitrar dhe kthime të paligjshme në Libinë e shkatërruar nga lufta”, theksoi Amnesty./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.