Ballina Bota

ITALI – Speranza: Testi i COVID-19 në të gjithë BE-në në aeroporte

ROMË, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga aeroportet kryesore të Europës duhet të kryejnë të gjithë testin për koronavirusin e ri, tha sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Italia do ta paraqesë zyrtarisht propozimin në takimin e së premten të ministrave të Shëndetësisë të BE-së”, tha ai para Senatit.

Ai theksoi, gjithashtu, se status quo-ja, ku vetëm disa vende të BE-së ndërmarrë prova të detyrueshme për udhëtarët që vijnë nga disa vende të tjera të BE, po shkakton fërkime diplomatike.

Në javët e fundit Italia ka përjetuar një rritje në rastet ditore të COVID-19, por në një masë më të ulët se disa nga shtetet e tjera në BE./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Zëvendëskryeministri Ali Ahmeti para Gjykatës Speciale për Kosovën
Artikulli tjetërTIA konfirmon 24 fluturime për të enjten, apel pasagjerëve për respektimin e protokolleve kundër COVID