Ballina Flash

Postimi i fundit i “Black Panther” thyen rekord në Twitter

ROMË, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Postimi i fundit nga llogaria e “Black Panther”, ai me të cilin familja e aktorit Chadwick Boseman njoftoi vdekjen e tij, ka hyrë në historinë e Twitter-it, si mesazhi me më shumë “like” që ka patur ndonjëherë rrjeti social, njoftoi vetë kompania.

“Aktualisht ka 6,5 milionë zemra për mbretin T’Challa të “Black Panther”, tre milionë ripostime dhe 156 000 komente”, tha Twitter.

Ky rekord vetëm sa konfirmon valën e madhe të emocioneve që shkaktoi vdekja e parakohshme e aktorit, nga një kancer, në moshën 43 vjeçare, që u bë një ikonë e popullit afro-amerikan./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShijak/ Nisin punimet në gjimnazin “16 Shtatori”, 12 klasa dhe 4 laboratorë
Artikulli tjetërTregu i punës po shfaq shenja pozitive rritjeje/ 3 mijë punësime të reja në javën e parë të gushtit