Ballina Flash

COVID-19 – Vdes motra e ish-presidentit Evo Morales

LA PAZ, 17 gusht /ATSH-ANSA/ – Esther Morales de Willcarani, motra e moshuar e ish-presidentit bolivian, Evo Morales, ka ndërruar jetë në një spital në Oruro për shkak të patologjive të rënduara nga efekti i Covid-19, shkruan gazeta ”La Patria”.

Ish-kreu i shtetit tha se nuk kishte mundur të takohej me motrën e tij.

”Do te doja ta falënderoja për dashurinë, ndershmërinë dhe kurajon e saj”, shkroi Morales në Twitter.

Morales ndodhet në Argjentinë duke shpresuar se do të mund të rikthehet në La Paz me një fitore zgjedhore presidenciale më 18 tetor./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 17 gusht 2020
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/8/2020