Ballina Bota

BULLGARI – Borisov paraqet projektkushtetutën

SOFJE, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Pas rreth 40 ditësh protestash kritike për qeverinë bullgare, kryeministri Boyko Borisov paraqiti sot një projektkushtetutë.

“Populli kërkon përfaqësim maksimal. E vetmja mënyrë është me një kushtetutë të re”, tha Borisov.

Projektligji u soll para parlamentit nga partia GERB e Borisovit, që kërkon të arrijë një marrëveshje të gjerë me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e një parlamenti të madh kushtetues.

Dokumenti përfshin, gjithashtu, ndryshime në atë që konsiderohet të jetë gjyqësor joefikas, veçanërisht përsa i përket kontrollit të prokurorëve publikë nga kryeprokurori, i kritikuar nga protestuesit, i cili duhet të frenohet.

Të premten, kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen ditën kur parlamenti të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve për një asamble kushtetuese të popullit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Në 26 nëntor, nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë mjedise me standarde europiane
Artikulli tjetërZemaj del me rekomandime të reja për luftimin e pandemisë COVID-19