Ballina Flash

MAKINA – Hidrogjeni, magjia e 355 km/orë dhe zero emetimeve

OHAJO, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Nikola” po bën revolucionin e lëvizjes duke anashkaluar fazën e modeleve të baterive dhe synon që në vend të kësaj të zhvillojë zgjidhjen e qelizave të karburantit me energji hidrogjeni.

Një vizion që dukshëm e shtyu Angelo Kafantaris, bosin e ”Hyperion”, të nisë projektin e tij XP-1, të cilin mediat e Amerikës së Veriut e kanë përcaktuar si ”një Bugatti me emetime zero”.

Kafantaris ka bërë një marrëveshje me Qendrën e Inovacionit të Energjisë ”Tech Belt” dhe ka zhvilluar në sajë të fondeve të konsiderueshme në Kaliforni, një hipermakinë me një linjë të ngjashme me elementë të ”Bugatti”-t.

XP-1, lëviz falë qelizave të karburantit me energji nga hidrogjeni, është dizajnuar pjesërisht për të funksionuar si një mjet prototip.

Potenciali i hidrogjenit, në të vërtetë, nënvizohet nga shifrat e komunikuara nga kompania: shpejtësia maksimale prej 355 km/orë, 0-100 km/orë për 2,2 sekonda dhe diapazoni deri në 1 635 kilometra me një serbator të vetëm hidrogjeni./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalimi i qytetarëve për në Greqi/ Policia e Shtetit: Nga nesër 750 shtetas do hyjnë nga Kakavija dhe 300 nga Kapshtica
Artikulli tjetërCrowe ndihmë për rindërtimin e restorantit simbol të Bejrutit