Ballina Bota

INDI – Modi: ID shëndeti për çdo qytetar

NJU DELHI, 15 gusht /ATSH-AA/ – Kryeministri i Indisë, Narendra Modi njoftoi sot pajisjen me letërnjoftim shëndetësor të çdo qytetari dhe theksoi se vendi është i gatshëm të prodhojë në masë vaksinën antiCOVID-19, me miratimin nga shkencëtarët.

“Ky mision do të sjellë një revolucion të ri në sektorin e shëndetësisë në Indi. Të gjithëve do t’u jepet një ID shëndeti. Ajo do të përfshijë informacione në lidhje me shëndetin tuaj, vizitën e mjekut, sëmundjen, hetimin etj”, tha ai.

Njoftimi i Narendra Modit erdhi gjatë fjalimit të tij për 74-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Indisë, e cila po festohet në mes të shpërthimit të COVID-19, që dëshmon një përhapje masive në vend.

Kryeministri tha, gjithashtu, se në vend po vazhdon testimi i tri vaksinave antiCOVID-19 në faza të ndryshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – MSH: Kemi prodhuar grupin e parë të vaksinave 
Artikulli tjetërAMSTERDAM – Autoritetet lëshojnë paralajmërime udhëtimi për Spanjën, Francën, Belgjikën