Ballina Bota

HOLANDË – Zbulohet laboratori më i madh i kokainës në vend

NIJEVEEN, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Policia holandeze deklaroi se kishte zbuluar laboratorin më të madh të kokainës në vend.

”Laboratori ishte brenda një stalle kuajsh në qytetin Nijeveen afër kufirit gjerman dhe përpunonte rreth 200 kilogramë kokainë në ditë”, sipas një deklarate të policisë.

“Ky është laboratori më i madh i kokainës i zbuluar ndonjëherë në Holandë”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia vlerësoi se prodhimi ditor ishte me vlerë rreth 4,5 milionë euro (5,3 milionë dollarë).

Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan, ku 13 prej tyre ishin kolumbianë.

Rreth 100 kilogramë drogë si dhe mijëra litra kimikate u konfiskuan nga policia.

”Laboratori në fjalë ishte një ‘lavanderi’ droge”, sipas policisë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Në 24 orë, 190 të shëruar dhe 171 raste me COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 140 raste të reja, 5 humbje jete dhe 101 të shëruar në 24 orët e fundit