Ballina Bota

LIBAN – Hassan: Kryeministri Diab do të japë dorëheqjen

BEJRUT, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha sot se kryeministri Hassan Diab do të japë dorëheqjen, sipas medias lokale.

“Dorëheqja nuk është shpëtim nga përgjegjësia”, u citua ministri nga transmetuesi MTV.

Kryeministri Hassan Diab pritet t’i drejtohet popullit libanez në orën 19:30 me orën lokale.

Dorëheqja e tij do të thotë që e gjithë qeveria prej 20 anëtarësh do të shembet.

Qeveria ka qenë nën presion nga protestat gjatë fundjavës, ku mbeti i vrarë një polic dhe të paktën 250 të plagosur./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformim total i një hapësire të degraduar/ Një park i vogël për banorët e njësisë nr.2 në Tiranë
Artikulli tjetërSUEDI – ECDC: Testim dhe gjurmim i rasteve për të frenuar COVID-19