Ballina Flash

Pukë/ Rrugë e re për banorët e fshatit Breg

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Në njësinë administrative Rrape, në Pukë, ka nisur puna për hapjen e rrugës automobilistike të lagjes Palucaj në fshatin Breg.

Kjo zonë gjithnjë ka vuajtur mungesën e një rruge dhe shpesh banorët kanë rrezikuar jetën duke kaluar përmes një ure të degraduar.

Tashmë falë mbështetjes së një biznesmeni të zonës, banorët do të kenë rrugën automobilistike.

Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj inspektoi sot punimet për hapjen e trasesë së rrugës, dhe falenderoi biznesmenin Mark Luli, i cili ju përgjigj pozitivisht kërkesës të kryebashkiakut Gjonaj, duke ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës të zonës.

Gjonaj falënderoi edhe banorët e lagjes Palucaj për konsensusin dhe tolerancën e treguar për hapjen e trasesë të rrugës në shërbim të tyre./m.m//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit/ Euroja nuk ndryshon, forcohet me 0,31 lekë dollari
Artikulli tjetërRoskovec/ Investim në rrjetin e ujësjellësit, përmirësohet furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve