Ballina Ekonomi

Shkodër/ Taskforca antiCOVID, 35 inspektime për sigurinë ushqimore gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Taskforca për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Shëndetësor dhe Drejtorinë e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, Shkodër, kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit monitorim inspektimin në 35 operatorë biznesi (njësi tregtimi ushqimor, furra buke, farmaci).
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) bën të ditur se nga kontrollet e ushtruara nuk është konstatuar shkelje e zbatimit të protokolleve të sigurisë antiCOVID.
Nga ana e trupave monitoruese bizneset janë këshilluan për mënyrën dhe domosdoshmërinë e zbatimit rigoroz të protokolleve.
Në zbatim të planit të monitorimit të mbetjes së pesticideve në fruta-perime, inspektorët kanë marrë 5 mostra për analizë në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).
Ndërsa ka krye monitorim në 7 njësi tregtimi të mishit, mbi zbatimin e kërkesave sipas legjislacionit në fuqi, ku nuk ka konstatuan shkelje. e.xh/ /a.g//r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReduktim i pabarazisë mes rajoneve
Artikulli tjetërValteri: Qeveria duhej të kishte hequr dorë nga paratë që i jep koncesioneve gjatë pandemisë