Ballina Bota

SHBA – FED ruan normat e interesit

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore amerikane vendosi sot të mos i ndryshojë normat e saj, duke i lënë ashtu siç ishin, në një interval prej 0 deri në 0,25%.

“Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike është i lidhur ngushtë me evolucionin e virusit”, komentoi FED në një deklaratë të lëshuar pas takimit të saj.

Institucioni monetar siguroi që ishte i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur ekonominë përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Farkë, punime me ritme të shpejta në 48 banesat e para individuale, deri tani në Tiranë punohet në 199 objekte
Artikulli tjetërProtokollet antiCovid/ AKU, 471 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin