TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të tre zëvendësministreve të kabinetit.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit vendosi lirimin nga detyra të Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, të Rovena Vodës, zëvendësministre e Brendshme dhe Fjoralba Cakajt, zëvendësministre e Drejtësisë.
/k.s/j.p/r.e/























