Ballina Bota

GJERMANI – “Daimler” shkurton orët e punës dhe shpërblimet

KARLSRUHE, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania “Daimler” pritet të shkurtojë orët e punës dhe pagesat e shpërblimeve, pas marrëveshjes së arritur me përfaqësuesit e punëtorëve, për të kundërshtuar efektet e pandemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot prodhuesi gjerman i makinave.

“Masat janë një kontribut i qartë për punësimin dhe stabilizimin e pozicionit tonë financiar. Në këtë mënyrë, vendet e punës në kompani do të siguroheshin deri në vitin 2030”, tha Michael Brecht, kreu i Këshillit të Punës në “Daimler”.

Punonjësve në administratë dhe logjistikë do t’u shkurtohen orët e punës nga dy orë në javë, për një vit, duke filluar nga tetori.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, bonuset për vitin 2020 do të shkurtohen tërësisht./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Koha për hetim të plotë”/ Balla: 743 mijë euro si sekser dhe konsulent ligjor, kush janë klientët e Shkëlzen Berishës?
Artikulli tjetërSezon turistik i sigurt/ Vazhdon trajtimi i gjashtë i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane