Ballina Bota

BJELLORUSI – Lukashenko pozitiv me COVID-19

MINSK, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko njoftoi sot se është infektuar me COVID-19, ashpërsinë e të cilit ai e ka minimizuar vazhdimisht.

“Gjëja më befasuese është që se sot ju po takoni një person që ka koronavirus, por që vazhdon të punojë. Mjekët erdhën në këtë përfundim dje”, tha ai, gjatë një takimi me zyrtarë nga Ministria e Brendshme.

“Falë Zotit unë jam në mesin e atyre që nuk kanë simptoma”, shtoi Lukashenko.

Presidenti i Bjellorusisë është një nga udhëheqësit e vetëm në botë që nuk ka urdhëruar masa të detyrueshme kufizimi përballë epidemisë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi në Laç/ Gati për pak ditë sheshi 4 hektarë për bllokun e parë, në fund të shtatorit nisin themelet e pallateve
Artikulli tjetërDestinacion i ri për të apasionuarit e detit/ Atraksioni nënujor i Drimadhes, pjesë e hartës së aktiviteteve të turizmit detar