TIRANE, 24 korrik /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare, e vranësira në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal.
Era do të fryjë nga veriperëndim 1-8 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri në 10 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/37 | diell |
| Kukës | 19/33 | diell shi |
| Lezhë | 24/37 | diell |
| Dibër | 18/32 | diell shi |
| Durrës | 22/34 | diell |
| Tiranë | 22/37 | diell |
| Elbasan | 23/37 | diell re |
| Berat | 18/38 | diell |
| Vlorë | 20/34 | diell re |
| Korçë | 18/31 | diell re |
| Gjirokastër | 17/37 | diell re |
| Sarandë | 18/33 | diell re |
/e.m/





















