ÇIKAGO, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Kryetarja e bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot po planifikon heqjen e statujës së Kristofor Kolombit nga parku i madh i qytetit, pjesërisht për të shmangur një tjetër konfrontim të profilit të lartë midis policisë dhe protestuesve si ai i javës së kaluar edhe pse ajo vetë është kundër këtij veprimi.
”Jo të gjithë drejtuesit e këshillit bashkiak, sidomos ata italo-amerikanë, ishin dakord me vendimin, por ai ka marrë miratimin e disa grupimeve të tjera”, thanë burimet.
Protestuesit marshuan në qendër të qytetit të premten e kaluar dhe u nisën drejt këtij parku, ku u përpoqën të hiqnin statujën.
Statujat e Kolombit në Çikagos janë një polemikë e ndezur për Lightfoot, i cila ka refuzuar thirrjet për të shembur monumentet për nder të eksploruesit.
Ajo gjithashtu ka refuzuar thirrjet për të riemërtuar festën e Ditës së Kolombit, zbuluesit të Amerikës në vitin 1492./ a.jor.






















