Ballina Bota

BRAZIL – COVID-19 shtyn karnavalet e Sao Paolos 2021

SAO PAOLO, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Kryetari i Bashkisë së Sao Paolos, Bruno Covas njoftoi sot shtyrjen e karnavaleve të metropolit më të madh të Brazilit për shkak të koronavirusit, ndërkohë që Rio de Janeiro po e studion këtë mundësi.

“Megjithatë shkollat ​​samba ashtu dhe ato të paradave të rrugëve e kuptojnë pamundësinë e organizimit të një karnavali në shkurtin e ardhshëm”, theksoi këshilltari i qytetit, duke njoftuar shtyrjen e festës më të madhe të vitit.

“Data e re e karnavalit nuk është përcaktuar por mund të jetë në fund të majit ose në fillim të korrikut 2021”, shtoi kryetari i qytetit me 12 milion banorë.

Shteti i Sao Paulos në tërësi është më i prekuri nga pandemia, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 894 personave dhe ka infektuar 452 007 në total.

Karnavalja në qytetin e Sao Paulo është një nga më të rëndësishmit në Brazil.

“Edicioni i fundit tërhoqi 120 000 persona për të admiruar shkollat ​​e sambas në Sambodrome Anhembi”, sipas kryetarit të komunës./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfitues nga skema kombëtare e mbështetjes në Bujqësi/ Oldi Mustafa afër ambicies për t’u shndërruar nga prodhues, në eksportues të frutave bio të Dvoranit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë 25 korrik 2020