Ballina Bota

SHBA – Trump bën një hap pas: Vendoseni maskën

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump bën një hap pas.

Duke bërë lëshime, më shumë nga presioni i republikanëve se sa nga ai i rekomandimeve të ekspertëve, presidenti u bën thirrje amerikanëve të mbajnë një maskë kur distancimi social nuk mund të respektohet.

”Mbani maskë, ju pëlqen apo jo. Ajo ju mbron”, iu drejtua presidenti amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë.

Manjati apeloi mbi të gjitha për të rinjtë duke i ftuar ata ”të shmangin baret dhe vendet e mbushura me njerëz, pasi ka një rritje shqetësuese të rasteve”.

Ndërsa parashikon që situata do të përkeqësohet para se të bëhet më mirë, Trump theksoi se ”virusi është një plagë që vjen nga Kina, por që do të zhduket”.

”Vaksina mbetet përparësia jonë, sepse ne nuk duam ta menaxhojmë virusin, por t’i japim fund atij”, theksoi ai./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare
Artikulli tjetërRama përkujton Dhimitër S. Shuteriqin: I përkiste rrethit të disa mendjeve të ndriçuara që i dhanë shkëlqim Akademisë së Shkencave