Ambasada gjermane: Mbyllet Zyra e Vizave dhe e Pasaportave

TIRANË, 20 korrik /ATSH – I. Vata/ Ambasada gjermane në Tiranë informon qytetarët se prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

“Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Facebook-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, shprehet Ambasada.

Po ashtu, Ambasada shton se “në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë”. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.