Ballina Flash

SOFT NEWS – Vuçiç fillon studimet e larta për… trajner basketbolli!

Veliko Gradiste, 6. aprila 2019. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic tokom obilaska Sportske hale i terena u Velikom Gradistu. Predsednistvo Srbije

BEOGRAD, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se ishte  regjistruar në universitet me qëllim që të diplomohej për të përmbushur një ëndërr fëmijërie, atë për t’u bërë trajner basketbolli i të rinjve.

“Për herë të dytë në jetën time po kthehem të jem student… duke shpresuar se mund të bëhem trajner basketbolli. Ju nuk e dini sa i lumtur jam, që pas shumë vitesh do ta realizoj ëndrrën time të fëmijërisë”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Në një foto, presidenti 50-vjeçar, i diplomuar në drejtësi, pozon me kartën e tij studentore nga Universiteti i Sportit dhe Shëndetit në Beograd.

“Nuk ka asgjë më të bukur sesa të kalosh të shtunën dhe të dielën me lojtarë të rinj dhe fëmijë nga të cilët mund të mësosh gjëra”, i tha Vuçiç gazetës ”Kurir”, një tabloid proqeveritar.

Ai shtoi se ëndrra e tij ishte të stërviste fëmijë.

I emëruar kryeministër në vitin 2014, ai u zgjodh president në 2017./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluks i lartë turistësh nga Kosova në pikat kufitare/ Prefekti Kuçana : 4 233 persona dhe 2000 mjete gjatë ditës së sotme
Artikulli tjetërBRUKSEL – Macron: Të mundësohet zgjidhja për Fondin e Rimëkëmbjes