Ballina Bota

FRANCË – Katedralja e Nantës përfshihet nga flakët

NANTË, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Një zjarr përfshiu sot pjesën e brendshme të katedrales së Nantës, në perëndim të Francës, theksuan zjarrfikësit e Loire-Atlantik.

“Zjarri është vënë nën kontroll. Ka qënë një zjarr me përmasa të mëdha”, theksoi qendra operacionale rajonale e zjarrfikëseve dhe shpëtimit duke shtuar se zjarrfikësit ishin lajmëruar në orën 07:44 dhe se 60 zjarrfikës ishin dërguar në vendngjarje.

“Dëmet janë përqendruar në kulmin e katedrales që duket se është shkatërruar plotësisht. Platforma mbi të cilën ndodhet është shumë e paqendrueshme dhe ka rrezik të shëmbet”, theksoi drejtori rajonal i zjarrfikësve, gjenerali Laurent Ferlay, në një konferencë shtypi duke njoftuar se zjarri ishte marrë nën kontroll.

Kjo nuk është hera e parë që kjo katedrale është prekur nga një zjarr. Më 28 janar 1972, çatia e katedrales Gothic Saint-Pierre-et-Saint-Paul në zemrën e Nantës, e ndërtuar mes shekujve XV dhe XIX ishte shkatërruar nga flakët. Incidenti ndodhi pas punimeve të kryera.

Katedralja e Nantes u kthye në vend kulti vetëm në 1985, pas më shumë se 13 vjet punime.

Në vitin 2015, sërish në Nantë, një ndërtesë tjetër katolike ishte goditur nga një zjarr spektakolar që kishte shkatërruar tre të katërtat e çatisë së bazilikës Saint-Donatien-et-Saint-Rogatien, një ndërtesë fetare e shekullit të 19-të.

“Zjarri që përfshiu katedralen gotike të Nantës në Francën perëndimore është marrë tashmë nën kontroll”, theksuan zjarrfikësit duke shtuar se dëmi nuk krahasohej me zjarrin në Notre-Dame de Paris./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjeku Gjata: Laboratori i dytë gati prej kohësh, të rinjtë të ndërgjegjësohen për situatën e COVID
Artikulli tjetërFluks i lartë turistësh nga Kosova në Morinë/ Prefekti Kuçanaj: Rreth 9 mijë persona dhe 3672 mjete dy ditët e fundit