BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Dezinformimi dhe manipulimi në internet është një nga çështjet më serioze me të cilat po përballemi tani, pasi ato janë armë që janë përdorur kundër Bashkimit Europian, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jurova.
”Vendet e BE-së duhet të bashkojnë forcat e tyre për të filluar masat që do të duhet ta bëjnë internetin më të sigurt”, theksoi ajo.
”Brenda fundit të vitit ne duhet të miratojmë Ligjin e Shërbimeve Digjitale dhe Planit të Veprimit mbi Demokracinë Europiane”, tha Jurova.
”Të gjitha këto me qëllimin për mbrojtjen sa më të mirë të zgjedhjeve kudo që zhvillohen”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jurova./ a.jor.























