LONDËR – Mbërrin ”shkencëtari” i parë robot

LONDËR, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Mbërrin më në fund edhe ”shkencëtari” i parë robot, i pajisur me inteligjencë artificiale dhe i aftë të punojë 7 ditë në javë, 24 orë në ditë.

Ai kryen eksperimente dhe zgjedh ato më të përshtatshmet për të provuar një hipotezë të caktuar.

Testi, i përshkruar në revistën ”Nature” nga studiues të Universitetit të Liverpulit, i drejtuar nga Andrew Cooper, u zhvillua në një laborator kimik, ku roboti zbuloi një lloj të ri  katalize.

Ai peshon 400 kilogramë, është i lartë 1,75 metra, mund të lëvizë dhe të punojë në një laborator standard, duke përdorur të njëjtat mjete të përdorura nga studiuesit dhe duke kryer detyra të ndryshme.

Për dallim nga njerëzit, roboti ka shumë më tepër durim dhe pushon vetëm kur karikon bateritë. Mund të ndihmojë në gjetjen e materialeve për prodhimin e energjisë së pastër ose ilaçeve të reja.

Ai shfrytëzon kombinimin e skanimeve lazer në vend që të mbështetet tek shikimi.

Në shembullin e parë të përshkruar në studim, roboti kreu 688 eksperimente në 8 ditë, duke punuar ndërmjet 172 dhe 192 orëve, duke bërë 319 lëvizje, 6 500 manipulime dhe duke udhëtuar për një distancë totale prej 2,17 kilometrash./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.