Ballina Bota

GJERMANI – CDU propozon barazinë gjinore në parti

BERLIN, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Partia Kristian-demokrate, CDU, e kancelares gjermane Angela Merkel ka rënë dakord për një propozim për të rritur përfaqësimin e grave brenda partisë në 50% deri në vitin 2025.

Marrëveshja për një kuotë të propozuar detyruese për gratë u arrit nga Komiteti i partisë konservatore për Çështjet Strukturore pas 11 orë bisedimesh.

Në atë që u konsiderua si një kompromis përballë rezistencës brenda partisë, marrëveshja parashikon një rritje graduale të përfaqësimit të grave në vitet e ardhshme.

Gratë do të zënë 30% të pozicioneve qeverisëse të CDU dhe vendeve parlamentare deri në vitin 2021, 40% deri në 2023 dhe 50% deri në 2025.

Propozimi i rënë dakord pritet të paraqitet në konferencën e partisë, në fillim të dhjetorit në Stuttgart, ku delegatët do të duhet të votojnë nëse do të ndërmarrin hapat e rinj.

Dokumenti i propozimit prej 16 faqesh gjithashtu përcakton plane për të njohur një grup homoseksualësh dhe lezbikesh në CDU, të njohur si LSU, si një organizatë zyrtare partie. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReferencë kyçe e itinerarit turistik/ Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, rilindja e një monumenti të shkëlqyer kulture
Artikulli tjetërFRANKFURT – BQE parashikon blerjen e detyrimeve “të gjelbra” për të ndihmuar klimën