Ballina Bota

ZVICËR – UNAIDS: Duhet të mësoni nga dështimet e luftës kundër SIDA-s

GJENEVË, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Miliona njerëz kanë vdekur nga SIDA për mungesë të qasjes në terapitë ekzistuese, ndaj është e domosdoshme të mësoni nga këto dështime për luftën kundër COVID-19 dhe të garantoni një qasje të barabartë në trajtimet e ardhshme, këmbënguli kreu i UNAIDS, Winnie Byanyima.

“Ne duhet të vëmë jetën para fitimeve”, tha ajo.

Në ditën kur UNAIDS publikon raportin e saj vjetor, Byanyima theksoi përparimin e madh të bërë gjatë 40 viteve të fundit në luftën kundër virusit të SIDA-s, vdekjet nga i cili janë zvogëluar nga 1,7 milionë në 2004 në 690 000 vitin e kaluar.

Megjithatë, ajo tha se zhvillimi i terapive dhe hulumtimi i vazhdueshëm mbi një vaksinë të SIDA-s i janë lënë sektorit privat që prej fillimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Qeveria britanike planifikon një rrjet 5G pa “Huawei”
Artikulli tjetërPORTUGALI – Lisbona dhe Madridi kërkojnë marrëveshje në korrik për planin e rimëkëmbjes