Ballina Bota

KROACI – Plenkoviç: Sfida të vështira na presin

ZAGREB, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Pas këtij rezultati të shkëlqyer dhe besimit të shumicës së kroatëve, që nga nesër na presin sfida të vështira për të cilat jemi gati për të marrë përgjegjësinë e plotë, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç pasi komentoi fitoren e zgjedhjeve politike të mbajtura dje në vend.

Konservatorët me 68 deputetë (nga 151) morën një fitore historike, rezultati më i mirë që nga viti 1995, viti i fundit i luftës për pavarësinë e Kroacisë.

“Sot fitoi përvoja jonë dhe sovraniteti modern europian ”, theksoi Plenkovic, i cili vitet e fundit e solli partinë e tij në një vijë të moderuar dhe më europiane.

Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ) konservator i kryeministrit, Andrej Plenkoviç fitoi dje zgjedhjet parlamentare.

Rivalët e tyre kryesorë, koalicioni i udhëhequr nga social-demokratët (SDP) vetëm 44 vende në parlament.

Lëvizja ”Atdheu” e ekstremit të djathtë, e cila është një aleate natyrore e HDZ, mund të marrë 16 vende.

Të dy partitë mund ta kontrollojnë të vetme këtë legjislaturë.

Dy parti më të vogla, Mozhemo dhe MOST pritet të kenë tetë vende secila./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHumbi betejën me koronavirusin/ Manastirliu: Dr. Hysni Shkjau, 40 vite përkushtim e profesionalizëm
Artikulli tjetërIKShPK: Ditëve të fundit janë regjistruar shumë raste fatale, respektoni rekomandimet