Ballina Bota

FRANCË – Macron zëvendëson ministrin e Brendshëm Castaner

PARIS, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, u zëvendësua sot, gjatë një riorganizimi qeveritar, me ish-ministrin e Buxhetit, Gerard Darmanin, duke zënë vendin e këtij të fundit.

Castaner është kritikuar nga krahu i majtë për policim të ashpër të protestave, por, gjithashtu, ka zemëruar edhe sindikatat e policisë duke njoftuar reforma të kufizuara për të trajtuar akuzat për racizëm dhe brutalitet.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron ka emëruar një nga avokatët më të njohur të mbrojtjes në vend, Eric Dupond-Moretti, si Ministër të Drejtësisë, në qeverinë e kryesuar nga kryeministri Jean Castex, i emëruar të premten./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYuri Kim dhe ministrja Xhaçka vizitë në anijen Butrinti/ SHBA dhe Shqipëri krah për krah si aleate në NATO
Artikulli tjetërRindërtimi/ Lezhë shembet pallati në lagjen “Skënderbeg”, Ndreu: Asnjë i dëmtuar nga tërmeti nuk do ngelet pa u trajtuar