Rindërtimi/ Lezhë shembet pallati në lagjen “Skënderbeg”, Ndreu: Asnjë i dëmtuar nga tërmeti nuk do ngelet pa u trajtuar

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Në qytetin e Lezhës pas shkollës “Llesh Nik Daka” Shënkoll  u shemb sot pallati 88 në lagjen “Skënderbeg”.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se “procesi i rindërtimit ka nisur tashmë. Asnjë i dëmtuar nga tërmeti nuk do ngelet pa u trajtuar me riparim apo me rindërtimin e shtëpisë së re”.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në territorin e bashkisë së Lezhës.

Sipas të dhënave zyrtare, dëmi i shkaktuar nga tërmeti në këtë bashki është 35.6 milionë euro. Janë dëmtuar 2463 banesa, 10 shkolla, 1 qendër shëndetësore si edhe 10 biznese. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.