Ballina Flash

Vdes prezantuesi i famshëm Hugh Downs

LOS ANXHELES, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Hugh Downs, një pionier i televizionit, që u bë një nga prezantuesit më të pëlqyer, vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Scottsdale, Arizona.

Një anëtar i familjes theksoi se ”shkaku i vdekjes ishte një arrest kardiak”.

Karriera televizive e tij filloi në 1939 në moshën 18 vjeç, kur ai mori pjesë si prezantues në një stacion radioje në Ohio dhe më pas kaloi në televizion si prezantues për stacionin në pronësi të NBC, në Çikago, në vitin 1950.

Më shumë se tre dekada më vonë, Libri i Rekordeve Guinness vërtetoi se Downs mbajti rekordin për televizionin kombëtar komercial, me gati 10 000 orë transmetim që nga viti 1985./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Manchester City mposht Liverpoolin
Artikulli tjetërBurhani, një nga 10 548 qytetarët që kanë përfituar pagën e luftës në qarkun e Vlorës