FUTBOLL – Manchester City mposht Liverpoolin

LONDËR, 3 korrik /ATSH-AA/ – Kampioni i sapokurorëzuar i Premier Ligës, Liverpool u mposht 4:0 nga Manchester City në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin ”Etihad”.

Manchester City mbylli pjesën e parë me epërsi 3:0 me golat e shënuar nga Kevin de Bruyne, Raheem Sterling dhe Philip Foden.

Ndërsa me golin e Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e 66-të, epërsia u thellua në 4:0.

“Redsat” pësuan disfatën e dytë në Premier Ligë këtë sezon.

Liverpooli u kurorëzua si kampion i Premier Ligës në sezonin 2019-2020 pasi Manchester City u mposht nga Chelsea 2:1 javën e kaluar.

Manchester City tani ka grumbulluar 66 pikë dhe zë vendin e dytë, 20 pikë pas kryesuesit të tabelës Liverpoolit.

Në një ndeshje tjetër të enjten, Sheffield United mundi Tottenham Hotspur 3:1.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.