Ballina Bota

GJERMANI – Stabilizohet niveli i papunësisë

BERLIN, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Rritja e numrit të papunësisë ka pësuar ulje në Gjermani në muajin qershor, pas dy muajve të një rritjeje të ndjeshme duke e çuar nivelin e papunësisë në 6,4% dhe duket se më e keqja nga ndikimi i koronavirusit ka kaluar.

Papunësia u rrit me 69 000 sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale (CVS), një rritje me 0,1% në një muaj, sipas Agjencisë Kombëtare për Punësimin.

“Tregu i punës mbetet nën presion nga pandemia e koronavirusit, por po stabilizohet në sajë të përdorimit masiv të punësimit të pjesshëm, që nuk është përfshirë në statistikat e punësimit”, konfirmoi Detlef Scheele, president i agjencisë.

Sipas të dhënave bruto, numri i të papunëve është rritur nga 41 000 persona në qershor duke arritur në 2 853 milionë pas dy muajsh rritjeje historike prej 169 000 në maj dhe 308 000 në prill.

Gjatë një viti, numri i të papunëve u rrit me 637 000 sipas të dhënave bruto.

Para krizës shëndetësore në mars, shkalla e papunësisë CVS u vlerësua 5%.
Kompanitë në vend paraqitën kërkesa për punësim të pjesshëm për 10,6 milionë punëtorë mes marsit dhe prillit, në kulmin e krizës shëndetësore.

Ashtu si vendet europiane, ekonomia gjermane u godit fort nga kriza e koronavirusit dhe u përball me një PBB në nivelin më të ulët që prej krizës financiare të vitit 2008-2009, me një rënie prej 2,2%./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAshpërsohen masat: Mbyllen institucionet publike e private nëse ka të prekur me COVID-19
Artikulli tjetërSezoni turistik/ Pastrohen rrugët drejt bregdetit në Fier, kushte më të mira për pushuesit