Ballina Bota

BRUKSEL – KE synon përshpejtimin e përdorimit të 5G-së

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian miratoi sot një rregullore të re për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës 5G duke thjeshtuar regjimin e lejeve.

“Rregullat e reja nënkuptojnë se antenat mund të instalohen pa leje individuale”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Johannes Bahrke.

“Komisioni përcaktoi se ekspozimi ndaj sinjaleve 5G duhet t’u përmbahet kufijve të rreptë të ekspozimit të BE-së. Këta kufij janë vendosur 50 herë më të ulët nga sa do të sugjeronin provat shkencore ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Përfshirja e rrjetit celular ka qenë e diskutueshme, me shqetësime të sigurisë për operatorin kinez “5G Huawei”, që ka shkaktuar debate diplomatike në të gjithë botën./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShengeni Ballkanik, interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërProcesi i Rindërtimit/ Ndikim në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe në treguesit e punësimit